Sport
Humbet shansin për të luajtur në “Anfield Road”, Zhegrova nuk përfshihet në listën kundër Liverpool-it –

Mbrëmjen e nesërme rikthehen emocionet e Champions League-s. Një prej dueleve që spikat është edhe ai mes Liverpool-it dhe Lille-s. Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Anësori shqiptar humbet shansin për të luajtur në një nga stadiumet më mitike të Europës, në “Anfield Road”.
Lojtari 25-vjeçar nuk ia ka dalë të riaftësohet në kohë nga dëmtimi, çka ka sjellë mospërfshirjen e tij në listën e trajnerit Genesio. Klubi francez ka publikuar në kanalet zyrtare në rrjetet sociale listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Liverpool, ku vërehet mungesa e emrit të Edon Zhegrovës./Sport Ekspres/
#Humbet #shansin #për #të #luajtur #në #Anfield #Road #Zhegrova #nuk #përfshihet #në #listën #kundër #Liverpoolit
SportExpress