Pas një viti e gjysmë në Zvicër, Begaj liron Mustafa Nanon nga posti i ambasadorit

Presidenti Begaj dekretoi lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës
Mustafa Nano gjithashtu mbante dhe detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
Në fund të dhjetorit, Mustafa Nano, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pas një periudhe njëvjeçare e gjysmë në këtë post.
Në mesazhin e tij, Nano falënderoi komunitetin shqiptar në Zvicër, të cilin e përshkroi si të bashkuar dhe energjik. Ai theksoi se gjatë mandatit të tij ka punuar për të unifikuar shqiptarët në Zvicër, një komunitet prej mbi 300,000 personash, ku pjesa më e madhe janë nga Kosova, ndërsa rreth 3,000 prej tyre janë nga Shqipëria.
Nano u emërua ambasador në korrik të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Gjonin, i cili kishte mbajtur këtë detyrë që nga viti 2023.
Aktualisht, Zvicra mbetet pa një ambasador shqiptar, dhe ende nuk është bërë i ditur emri i pasardhësit të Nanos.
#Pas #një #viti #gjysmë #në #Zvicër #Begaj #liron #Mustafa #Nanon #nga #posti #ambasadorit
Java News