Tech
Tirana vijon përgatitjet në kryeqytet për Kupat e Europës

Tirana është rikthyer në kryeqytet për të vijuar përgatitjet për Kupat e Europës. Në kampin bardheblu janë optimistë për të sfiduar edhe eliminuar rivalët gjeorgjian, të Dinamo Batumi.
Në këtë merkato janë bashkuar me kryeqytetasit, ish-ët, Albi Doka dhe Erion Hoxhallari, që premtojnë të bëjnë diferencën në fushën e lojës.
Prezent në seancën stërvitore ishte edhe presidenti, Refik Halili, i cili inkurajoi ekipin për duelin Europian. Sfida e raundit të parë të Conference League me Dinamo Batumi luhet të enjten në stadiumin “Air Albania”.
#Tirana #vijon #përgatitjet #në #kryeqytet #për #Kupat #Europës