Tech

Abazoviç pret Ramën në Podgoricë, mbajnë takim kokë më kokë

Kryeministri Edi Rama ndodhet tashmë në Mal të Zi ku është takuar me Kryeministrin Dritan Abazoviç.

Kreu i qeverisë zhvilloi një takim kokë më kokë me Abazoviç. Më pas do të ketë një drekë pune dhe takime mes dy delegacioneve.

Ndërsa rreth orës 16:00 është parashikuar edhe një konferencë shtypi mes dy Kryeministrave.

Kurse pas kësaj Rama do të takohet edhe me Presidentin malazez, Jakov Milatoviç.

Pas Malit të Zi, Rama do të udhëtojë drejt Serbisë ku në mbrëmje do të takohet me Presidentin serb Vuçiç.

/f.stafa

#Abazoviç #pret #Ramën #në #Podgoricë #mbajnë #takim #kokë #më #kokë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button