Tech

Debati i parë mes kandidatëve për kreun e PD/ Basha: Do sjell model të ri! Hani: Duhet ballafaqim, jo teatër

Dy rivalët për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Gjergj Hani zhvilluan debatin e parë mes tyre përpara demokratëve në Elbasan, në një takim që nuk u bë publik për mediat.

Ish kryedemokrati ndau fotografi nga takimi, por komentin për rivalin e shmangu.

“Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike: Aleancë e qartë me partnerët strategjikë; Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit; Për pastrimin e politikës, duke u dhënë fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësues me integritet.’- tha Lulzim Basha, kandidat për kryetar i PD-së.

Nga ballafaqimi i parë mes tyre, i vetmi që zbuloi detaje ishte Gjergji Hani, i cili përballjen e quajti përpjekje për teatër dhe jo debat real.

“U kërkoj organizatorëve dhe i bëj thirrje kandidatit rival të ecim në ballfaqimet e tjera me formatin klasik.  Minutazh për prezantimin. Moderator i paanshëm, kohë e caktuar për pyetje nga salla dhe për pyetje ndaj njëri tjetrit. Çdo shpikje që e pengon ballafaqimin pengon garën.

Dje në Elbasan u përdor një format që e kthen ballafaqimin në shfaqe. Ne kemi nevojë për ballafaqim, jo për shfaqe teatri.”- u shpreh Gjergj Hani, kandidat për kryetar të PD./m.j

#Debati #parë #mes #kandidatëve #për #kreun #Basha #sjell #model #të #Hani #Duhet #ballafaqim #teatër

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button