Konflikti për guroren/ Shoqërohet në polici pronari, i afërm i deputetit Rrahman Rraja

Pronari i një guroreje në Borizanë të Krujës, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja, është shoqëruar nga policia pas një episodi të tmerrshëm dhune ndaj dy kushërinjve, banorë të fshatit që ishin ankuar vazhdimisht se shpërthimet i dëmtonin shtëpitë.
Kushërinjtë Maja u dhunuan në një lokal në Thumanë me shkopa bejsbolli nga një grup i madh i fisit Rraja, të cilët filmuan të gjithë momentin e sulmit. Në kërkim u shpallën dy vëllezërit e deputetit, Flamur dhe Xhelal Rraja, jo vetëm pjesë e sherrit, por edhe të pajisur me armë.
Pronari i gurores, për të cilën sipas policisë ka leje shfrytëzimi është Përparim Rraja, i afërm i deputetit të Krujës. Ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje nga uniformat blu, bashkë me tre persona të tjerë, në lidhje me këtë episod dhe pretendimet e familjes Maja se gurorja e tij po u shkatërron shtëpitë.
/f.stafa
#Konflikti #për #guroren #Shoqërohet #në #polici #pronari #afërm #deputetit #Rrahman #Rraja