AktualitetDurresi Sot
Kaosi në PD/ Ish-kreu i KQZ-së tregon si mund të futen në zgjedhje kandidatët e Berishës: Ka ndodhur dhe në vitin 2001

I ftuar në “Top Talk”, me gazetarin Ardi Pulaj, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume tha se Sali Berisha mund të garojë në zgjedhje me logon e vet, që ka miratuar në 11 dhjetor.
“Kandidatët do të garojnë me siglën e koalicionit, kjo nuk e ndalon PD-në, Berishën dhe ndjekësit e tij që të zhvillojnë fushatë zgjedhore, duke artikuluar që duhet të mbështeten nga demokratët dhe të garojnë me logon e vet, me atë që kanë miratuar në 11 dhjetor”.
Ish-kreu i KQZ-së kujton zgjedhjet e vitit 2001, kur shumica e kandidatëve të PD-së hynë në zgjedhje si kandidatë të pavarur.