Egnatia shpartallon Tiranën, bardh e blutë bien në tapet pjesën e dytë! Magani drejt largimit

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e para të raundit të 21-të. Te suksesi dolën Egnatia dhe Bylisi, ndërsa Tirana rrezikon të mbetet pa trajner.
Në “Arenën Kombëtare”, Tirana vendase u mposht 0-4 nga kampionët në fuqi të Egnatias. Me këtë humbje duket se trajneri Gugash Magani ka “derdhur kupën e mbushur” prej kohësh, ndërsa pritet që trajneri të largohet nga bardheblutë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me fraksionin e dytë që ishte “zjarr”. Serxho Ujka, Regi Lushkja, Bakayoko dhe Edison Ndreca shënuan për rrogozhinasit e trajnerit Edlir Tetova. Me 36 pikë Egnatia merr momentalisht kreun e Superligës, ndërsa Tirana me 18 pikë ndodhet në vendin e parafundit.
Në Laç vendasit u mposhtën 0-3 nga Bylis. Miqtë marrin fitoren e dytë radhazi dhe shtojnë presionin te Tirana e cila ndjek nga pas. Pasi mposhtën Dinamon një javë më parë, Bylis triumfoi në udhëtim me dopietën e Berko dhe golin e Peralta.
#Egnatia #shpartallon #Tiranën #bardh #blutë #bien #në #tapet #pjesën #edytë #Magani #drejt #largimit
Java News