Sport

Egnatia shkatërron Tiranën dhe nuk ka mëshirë, gjithçka mbyllet në një pjesë të vetme –

Egnatia ka fituar pastër dhe thellë kundër Tiranës. Ekipi i Rrogozhinës ka arritur që të fitojë në shifrat 4-0 ndaj bardhebluve, ndërsa të gjitha golat janë shënuar në pjesën e dytë. Ujka ka shënuar golin e parë në minutën e 60, ndërsa katër më vonë Lushkja dyfishoi takimin.

Ndërkohë Bakayoko në minutën e 80 do të shënonte edhe golin e tretë të ndeshjes, për t’i shuar të gjitha shpresat Tiranës. Historia e ndeshjes nuk ishte mbyllur ende pasi Ndreca shënoi në kohën shtesë për të vulosur krizën e madhe të Tiranës. /Sport Ekspres/

#Egnatia #shkatërron #Tiranën #dhe #nuk #mëshirë #gjithçka #mbyllet #në #një #pjesë #të #vetme
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button