Sport

Sirena alarmi bien për Asllanin, Interi piketon 21-vjeçarin e Dinamos së Zagrebit si pasardhës të Çalhanoglusë –

Sirenat e alarmit kanë nisur të bien për Kristjan Asllanin. Hapësirat e tij në fushë me Interin kanë qenë të pakëta, ndërsa së fundmi ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët me paraqitjet e kryera. Pozitat e tij në skuadër kanë nisur të lëkunden dhe këtë e tregon edhe lëvizja e klubit në merkato.

Sipas mediave italiane, zikaltrit kanë piketuar Petar Suçiçin si pasardhësin e Hakan Çalhanoglusë. Lojtari 21-vjeçar aktivizohet me Dinamon e Zagrebit dhe shihet si një nga talentet më premtues të Kroacisë. Mësohet se Interi synon transferimin e mesfushorit për shifrën e 15 milionë eurove./Sport Ekspres/

#Sirena #alarmi #bien #për #Asllanin #Interi #piketon #21vjeçarin #Dinamos #së #Zagrebit #pasardhës #të #Çalhanoglusë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button