Aktualitet

Projekti për Sazanin, eksperti i ekonomisë: Mund të kthehet në një mini-Singapor

Sipas tij, ky projekt mund të sjellë një zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë.

“Ne mund të shohim në Sazan një mini-Singapor, në kuptimin që mund të kemi një investim serioz dhe një zhvillim të rëndësishëm, duke e kthyer këtë ishull në një zonë me potencial të lartë ekonomik.

Pas investimeve, mund të krijohen zona ekonomike dhe mundësira për rritjen e turizmit, i cili ka marrë një peshë të madhe në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Mesdheut.

Sazani ka qenë një aset i fjetur i Shqipërisë, që deri tani ka qëndruar në një gjendje letargjike, por tashmë ka mundësinë të shndërrohet në një qendër zhvillimi”, u shpreh Çoçoli.

Çoçoli tha se ky projekt mund të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e rajonit dhe mund të kontribuojë në forcimin e ekonomisë së vendit.

#Projekti #për #Sazanin #eksperti #ekonomisë #Mund #të #kthehet #në #një #miniSingapor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button