AktualitetDurresi Sot

EKSKLUZIVE/ Kontrolli i vilave nga SPAK, Arben Ahmetaj kundërshton në gjykatë: Ishin të paligjshme dhe të dhunshme, nuk u mor leje nga Kuvendi

Arben Ahmetaj i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas.Gazetarje Report Tv Keti Banushi mëson ekskluzivisht se Ahmetaj thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty. Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor. Ndërkohë që një tjetër padi është depozituar nga ish gruaja e Ahmetaj për të kundërshtuar kontrollet nga ana e SPAK.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button