Tech

“Mjeku varkëtar i Enverit, i ngelur jetim”, Berisha kërcënon Ballën: Po vazhdove do tregoj se pse të…

Sali Berisha ka replikuar sot në sallën e Kuvendit me Taulant Ballën, duke u shprehur se ai është eksponati kryesor i botës së krimit. Në vazhdën e debatit për ligjin për studentët e mjekësisë, Berisha tha se këta të fundit nuk duhet të presin mbështetje nga qeveria, por vetëm urrejtje.

“Të dashur studentë dhe gjimnazistë, parafolësi është shpifës i shpërfytyruar, eksponent kryesor i botës së krimit, është një person që përfaqëson këtu klanet më mafioze të vendit, në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra km të tëra telefonatash me vrasës, trafikantë, përdhunues, etj. Ndaj mos prisni që kjo racë e shpifur që ka pushtuar parlamentin të mendojë ndryshe veçse keq dhe me urrejtje për ju. Se kam vizituar kurrë se s’ka kërkuar kurrë, por po vazhdove do tregoj historinë pse të nxirrte te qershia sekretari i parë ty, po e teprove do e tregoj”, tha Berisha.

Më herët Balla iu drejtuar Berishës duke iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë.

“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe siç e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë. Gënjeu pa pikë turpi si e ka zakon për pagat. Një mjek specialist në Gjermani paguhet 146 mijë euro në vit. Këtë nuk e arrijmë dot. Interesi kombëtar publik është shëndeti dhe kujdesja për qytetarin e çdo vendi. Na duhet të garantojmë qoftë banorëve të Vicidolit e Konspolit, shëndet publik. Prandaj duhet mjeku e infermieri. Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik. Ne do e bëjmë. Ky projektligj do kthehet në ligj në datën 20 korrik. Është rasti më i mirë që të mos bini pre e një keqinformimi, një budallallëku që t’i shkoni nga mbrapa disa zërave që thonë po shkelet. Nuk po shkelet Kushtetuta”, tha Balla.

/a.r

#Mjeku #varkëtar #Enverit #ngelur #jetim #Berisha #kërcënon #Ballën #vazhdove #tregoj #pse #të..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button