Aktualitet

Po ju shkërmoqin ëndrrat/ Berisha për ligjin e qeverisë: Po shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar nga Kuvendi vendimin e qeverisë Rama, që synon të mbajë për 5 vite pas ciklit të studimeve, mjekët e rinj që përfundojnë arsimin e lartë në vendin tonë.

Berisha deklaroi se ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët në zonat periferike, por në fakt ka në themel vjedhjen.

“Sot ndërkohë që po flas para parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme, kundër një akti absurd, që na afron me kohët e shkuara, më të zeza të këtij vendi, studentët e Mjekësisë.


Ju me procedurë të përshpejtuar keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehtas një ligj që ndëshkon çdo student, çdo të ri që ëndërron të diplomohet mjek në këtë vend.

Ju në fakt shkatërroni dhe bastionin e fundit të këtij sektori jetik, shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë, ligji i marrë nga Kuba aktuale, bëhet gjoja për mbrojtjen e qytetarëve në zonat periferike, por në fakt ka për qëllim vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Keni shpërdoruar vetëm në një vit një shumë të atillë, që mund të rrisnin rrogat më 170% të të gjithë shqiptarëve.

Gjimnazistët të ngrihen kundër këtij regjimi, që shkërmoq ëndrrat tuaja, iu bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera ti bashkohen studentëve të Mjekësisë”, u shpreh Berisha.

#shkërmoqin #ëndrrat #Berisha #për #ligjin #qeverisë #shkatërroni #Fakultetin #Mjekësisë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button