Sport
VIDEO/ Jamali shënoi golin e kualifikimit dhe festoi si Mbapeja, Barcelona pret biletën për në finale –

Barcelona është finalistja e parë e Superkuës së Spanjës. Skuadra katalanase ka mposhtur sot me rezultatin 0-2 Atletik Bilbaon në gjysmëfinale. Ekipi i drejtuar nga Hansi Flik shënoi nga një gol në secilën pjesë të lojës.
I pari që e dërgoi topin në rrjetë ishte Gavi, i cili zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17. Ndërkohë goli i sigurisë u shënua nga Lamin Jamali. Talenti i Barcelonës e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 52-të dhe më pas festoi në të njëjtën mënyrë si Kilian Mbapeja. Me këtë fitore Barcelona ka prerë biletën për në finale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Real Madrid-Majorka./Sport Ekspres/
#VIDEO #Jamali #shënoi #golin #kualifikimit #dhe #festoi #Mbapeja #Barcelona #pret #biletën #për #në #finale
SportExpress