Aktualitet
Milani në zi, ndërron jetë portieri legjendar i ekipit italian

Fabio Cudicini, ish-portieri legjendar i Milanit, i cili me kuqezinjtë ka shkruar historinë në vitet ’60, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
I njohur si “Merimanga e Zezë” për shkak të uniformës që mbante veshur në ndeshje, Cudicini ka luajtur 183 ndeshje në 5 sezonet e tij me Milanin, duke fituar një titull kampion (1967-1968), një Kupë Kampionesh (1968-69), një Kupë Ndërkontinentale (1969) dhe një Kupë Italie (1971-1972).
Fabio Cudicini ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe me Roma, Udinese dhe Brescia.
#Milani #në #ndërron #jetë #portieri #legjendar #ekipit #italian
Java News