Sport

Iker Diepa, 13 vjeçari me mustaqe i Real Madrid moshën e të cilit nuk e beson askush

Real Madrid Fabrica njoftoi nënshkrimin e 13-vjeçarit Iker Dipea në rrjetet sociale. Vetëm se përdoruesit ishin tepër dyshues ndaj fytyrës së tij. Real Madrid Fabrica, sektori i të rinjve Blancos, njoftoi në mediat sociale se blerjen e mbrojtësiti të lindur në vitin 2010, nga Las Palmas. Merengues kërkojna ta përfshijnë Diepa në ekipin U-14, por moshën e djaloshit duket se nuk e beson askush.

Në njoftim nuk kishte asgjë të çuditshme, deri kur nis e vështron imazhin e mbrojtësit. Diepa ka lindur në vitin 2010, pra është 13 vjeç. E megjithatë ka mjekër e mustaqe dhe një fytyrë që nuk i ngjan aspak asaj të një djali që sapo ka hyrë në adoleshencë.

Lexo më tej: Real Madrid prezanton Jude Bellingham: numri 5, ai i Zinedine Zidane


ASKUSH NUK E BESON

Kur Real Madrid Fabrica zbuloi foton e tij, një polemikë e fuqishme shpërtheu në Twitter. Administratorit të faqes së Blancos iu desh të bllokonte mesazhet dhe të fshinte shumicën e tyre. Në fakt, përdoruesit nuk u besonin syve kur panë këtë 13-vjeçar me mjekër. E të mendosh se ai ka lindur në të njëjtin vit që Spanja fitoi Kupën e Botës falë golit të Iniesta.

Sigurisht në rrjetet sociale u shfaq mosbesimi i të gjithëve. Ngacmimet dhe referencat e filmave dhe serialeve televizive në të cilat mes fëmijëve është fshehur një i rritur kanë mbuluar postimin. E gjitha kjo, bashkë me fotot e 13-vjeçarëve nga e gjithë bota për t’i krahasuar me mbrojtësin.

Iker Diepa nuk e ka nisur akoma karrierën e tij e që tani është bërë cështje. Por ndërkohë, Real Madrid U14 mund të llogarisë në një lojtar me pamje eksperti.



#Iker #Diepa #vjeçari #mustaqe #Real #Madrid #moshën #të #cilit #nuk #beson #askush

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button