13-vjeçarja shqiptare abuzohet nga gjyshi i shoqes së saj. Arrestohet 85-vjeçari grek

Një ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku në qytezën e vogël të Ilionit është regjistruar një denoncim i një vajze 13-vjeçare, e cila pretendon se pasditen e djeshme ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga gjyshi i shoqes së saj, raportojnë mediat greke.
Sipas denoncimit të së miturës, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e shoqes së saj 13-vjeçare, pak pas orës 16:00, të martën e kaluar. Vajza me origjinë nga Shqipëria kishte shkuar në shtëpi për të luajtur, kur gjyshi 85-vjeçar i shoqes së saj përfitoi nga mungesa e shkurtër e mbesës dhe iu afrua 13-vjeçares.
Pedofili i dyshuar ka kryer akte të turpshme ndaj të miturës, e cila ka arritur t’i ikë dhe të kthehet në shtëpinë e saj. Vajza u ka treguar prindërve makthin që ka ndodhur në duart e të moshuarit, të cilët kanë denoncuar ngjarjen në policinë e qytetit.
Pas denoncimit, policia ka arrestuar 85-vjeçarin grek me akuzën e ngacmimit seksual ndaj të miturve.
/f.stafa
#13vjeçarja #shqiptare #abuzohet #nga #gjyshi #shoqes #së #saj #Arrestohet #85vjeçari #grek