Shërbimi “in vitro” në spitalin shtetëror, mjeku: Është rritur numri i çifteve në vështirësi për të pasur një fëmijë

Pas lindjes së bebes së parë me fekondim invitro, në maternitetin “Koço Gliozheni”, rritet kërkesa e çifteve shqiptare që nuk kanë munduar te kenë një fëmijë prej vitesh.
Prof Orion Gliozheni, i cili drejton qendrën e teknikave të riprodhimit të asistuar, tha se bebja e parë e lindur nga një nënë 41 vjeçe ishte suksesi i parë, por dhe gratë që paraqiten janë në moshë relativisht të madhe.
“Numri çifteve që hasin vështirësi për të pasur një fëmijë sa vjen e rritet. Shumë prej tyre i drejtohen klinikave private, ku kosto financiare është e lartë. Në këtë qendër, kjo kosto përllogaritet afro 4 milionë lekë të vjetra dhe për vitin e parë do të kryhen 100 fekondime invitro, shpenzimet e të cilave përfshirë dhe analiza i mbulon Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani nga 19 çifte që i janë nënshtruar kësaj procedure, 9 nena janë shtatzënë”, shprehet Gliozheni.
#Shërbimi #vitro #në #spitalin #shtetëror #mjeku #Është #rritur #numri #çifteve #në #vështirësi #për #të #pasur #një #fëmijë
Java News