Sherri ulet në stol pas kritikave dhe Kaljari pëson 3 gola, vetëm 10 minuta për Asllanin në triumfin e Interit –

Interi e ka mbyllur me fitore vitin kalendarik 2024. Zikaltrit kanë mposhtur pastër me rezultatin 0-3 Kaljarin. Kritikat e ditëve të fundit ulën në stol Sherrin, por pranua e Skufetit mes shtyllave nuk e shtoi aspak sigurinë për skuadrën nga Sardenja. Përkudrazi, portieri italian u detyrua të nxirrte tre herë topin nga rrjeta e tij.
Bastoni zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa më pas ishte Lautaro Martinezi (71’) dhe Çalhanogluja (76’ penallti) që vulosën fitoren e Interit. Ndërkohë në këtë ndeshje u aktivizua edhe Kristjan Asllani, i cili hyri në fushë në minutën e 80. Tashmë Interi i është bashkuar Atalantës në krye të renditjes së Serisë A me 40 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/
#Sherri #ulet #në #stol #pas #kritikave #dhe #Kaljari #pëson #gola #vetëm #minuta #për #Asllanin #në #triumfin #Interit
SportExpress