Zgjedhjet në Gjermani/ Kush kryeson garën dhe si luhaten kuotat për kancelar! Çfarë tregojnë sondazhet

Një sondazh i fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani tregon se CDU kryeson me të paktën 13 pikë përpara SPD dhe 10 pikë më shumë se AfD e ekstremit të djathtë.
Sondazhi është kryer nga INSA për BILD, ndërsa krahasuar me javën e kaluar CDU ka një rënie me 1 pikë, AfD rënie me 3 pikë dhe SPD një ngjitje me 2 pikë.
CDU, në sondazhin e fundit për 2024-ën, kuptohet në 31 %, SPD 17% dhe AfD 20%.
Të Gjelbrit janë në kuotën e 12%, ndërsa FDP në 4%. Kjo e fundit nuk mund të hyjë në Bundestag nëse mbetet në këtë kuotë.

I vetmi ndryshim këtë vit është se partia e re Wagenknecht. BSW është në kuotën 7 %.
Referuar sondazhit 13% e votave aktualisht shkojnë për partitë që nuk arrijnë në kuotën 5%, që është edhe pragu minimal për t’u përfaqësuar në Bundestag. Kjo është arsyeja që shumica parlamentare mund të arrijë në kuotat 44 %.

Shefi i INSA-s, Hermann Binkert tha për BILD se “aktualisht ka mazhorancë parlamentare CDU/SPD prej 48 për qind, ndërsa aleanca SDU/ Të Gjelbrit është në kuotën 43 përqind, shifër e pamjaftueshme”.
Ka gjithashtu pak luhatje për emrin e kancelarit. Krahasuar me javën e kaluar, kandidatja për kancelare e AfD, Alice Weidel ka humbur 3 pikë dhe është vetëm pak përpara kandidatit për kancelar të Unionit, Friedrich Merz.

#Zgjedhjet #në #Gjermani #Kush #kryeson #garën #dhe #luhaten #kuotat #për #kancelar #Çfarë #tregojnë #sondazhet
Java News