Sport

Juventusi i jep fund serisë së barazimeve, “zonja e vjetër” merr fitorën e 1700 në kampionat –

Seria prej 4 barazimeve radhazi në Serinë A ka marrë fund mbrëmjen e sotme. Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat. Bardhezinjtë kanë mposhtur në transfertë Moncën. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-2 në favor të “zonjës së vjetër”.

Fati i këtij takimi është vulosur që në pjesën e parë të tij. Mekeni tundi rrjetën i pari në minutën e 14, ndërsa në të 22-tën Birindeli ktheu sërish baraspeshën. Ndërkohë, kur kronometri po numëronte minutën e 39, Nikolas Gonzalezi shënoi golin e fitores për Juventusin. Kjo ishte fitorja numër 1700 në kampionat për klubin bardhezi./Sport Ekspres/

#Juventusi #jep #fund #serisë #së #barazimeve #zonja #vjetër #merr #fitorën #në #kampionat
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button