Aktualitet

Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari i festave

Festat e fundvitit po ofrohen. E nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit, do të jenë plot katër ditë për pushim.

Për nder të festave të fundvitit, nëpunësit e Administratës Publike do të kenë pushim më 25 dhjetor- e mërkurë, pasi që është festa e Krishtlindjeve katolike.

E ditët e pushimit do të vazhdojnë dhe me datat 01 dhe 02 janar, për vit të ri.

Por ditët e pushimit nuk mbarojnë me kaq. Punëtorët e Administratës Publike, do të kenë pushim dhe me 07 janar, pasi që janë Krishtlindjet Ortodokse.



#Nisin #pushimet #për #punonjësit #shtetit #është #kalendari #festave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button