Kam 25 titullarë dhe këtë e besoj vërtetë –

Simone Inzagi ka folur përpara mikrofonit të “Sport Mediaset”-it pas kualifikimit për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Golat e kualifikimit përballë Udinezes erdhën nga dy lojtarë si Arnautoviçi dhe Asllani, që pjesën më të madhe të sezonit e kanë kaluar në stol. Trajneri i Interit ka thënë se golat e tyre janë një shenjë e mirë për të, ndërsa thekson se të 25 lojtarët që ka në dispozicion mund të luajnë pa problem si titullarë.
“Golat e Arnautoviçit dhe Asllanit? Janë një shenjë e mirë. Ishte një ndeshje e rëndësishme. Kur them që kam 25 titullarë e them sepse e besoj vërtetë. Më pas më duhet të bëj zgjedhje për të mirën e Interit.
Çdo ditë mund të përmirësohesh. Të hënën fituam me një diferencë të madhe golash, por më pas e analizuam ndeshjen, sepse mund të kishim bërë më mirë. Sot kishim një kundërshtar që ia vlente dhe bëra 8 zëvendësime. Por ato nuk u vunë re në fushë”, ka thënë ndër të tjera Simone Inzagi./Sport Ekspres/
#Kam #titullarë #dhe #këtë #besoj #vërtetë
SportExpress