Kuvendi i përbashkët, Osmani: Kosova përballet me pengesa, na duhet mbështetja e Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli në mbledhjen e përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe të Shqipërisë, që u mbajt këtë të premte në Prishtinë.
Osmani bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes dy qeverive, ndërsa theksoi se Kosova përballet me pengesa dhe në këtë rrugë të saj të vështirë, duhet mbështetja e Shqipërisë, shkruan A2 CNN.
“Ne po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Kjo nuk është thjesht një zgjidhje. Një Shqipëri më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë. Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi për të ndërtuar harmoninë e domosdoshme. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin e tij në avancimin e shteteve brenda familjen e madhe europiane.
Shqipëria po bën hapa vendimtar drejt rrugës së BE-së. Kosova mbetet e palëkundur drejt rrugës së saj për integrim në BE dhe angazhimi ynë është i çdoditshëm. Padrejtësitë ndaj Popullit të Kosovës sa vijnë e rritet, na duhet mbështetje e palëkundur e Shqipërisë në këtë drejtim.
Të unifikojmë politikën e jashtme, të bashkëpunojmë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo jetojnë. Shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, i kanë sytë nga ne. Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër”, tha Presidentja Osmani.
#Kuvendi #përbashkët #Osmani #Kosova #përballet #pengesa #duhet #mbështetja #Shqipërisë
Java News