Sport

Besimi i madh për talentin e Shqipërisë, Benfika i jep kontratën Bajramit deri në 2029 –

Adrian Bajrami është bashkuar te Benfika në sezonin 2018/2019. Që nga ajo kohë, mbrojtësi shqiptar ka qenë pjesë e portugezëve duke dhënë kontributin e tij me ekipin e të rinjëve. Ndërkohë sa i përket ekipit të parë, Bajrami është grumbulluar në këtë sezon dhe për momentin qëndron i katërti në hierarki.

Megjithatë te Befika i besojnë shumë shqiptarit dhe në të ardhmen 22-vjeçari do të projektohet si titullar, veçanërisht pas largimit që do të ketë për Otamendin në fundin e sezonit. Kontrata e Bajramit skadonte në vitin 2026, por Benfika ka njoftuar së fundmi se Bajrami ka rinovuar kontratën deri në vitin 2029. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Besimi #madh #për #talentin #Shqipërisë #Benfika #jep #kontratën #Bajramit #deri #në
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button