Aktualitet

Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend! PD paralajmëron mosbindje civile

Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji ka dhënë detaje në lidhje me atë që pritet të ndodhë ditën e nesërme në seancën plenare në Kuvend, seancë që është e fundit e këtij sesioni parlamentar.

Ajo u shpreh në emisionin “Opinion” në News24 se opozita është në mosbindje civile, dhe si formë për të treguar mosbindje, ditën e nesërme është zgjedhur fjala.

“Nuk është e thënë të bëjmë akte për të treguar mosbindje civile, vlejnë edhe fjalët.

Akt nesër në Kuvend do të jetë fjala për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve që nismat ligjore po vijnë pa u diskutuar në mënyrë për të kaluar në mënyrë të përshpejtuar”, tha ajo.

#Tensione #dhe #debate #çfarë #pritet #të #ndodhë #nesër #në #Kuvend #paralajmëron #mosbindje #civile
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button