Sport
Imagjino të mos e duash Myrton –

Myrto Uzuni përjetoi sot një nga ndeshjet më të veçanta në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e thellë 4-1 të Granadës kundër Kartagjenës. Tre nga golat e skuadrës bardhekuqe mbajnë pikërisht autorësinë e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni është shndërruar në një ultras. Ai ka qendruar përpara tifozerisë dhe ka ndezur këngën e tyre, për të festuar në këtë mënyrë këtë mbrëmje emocionuese. Klubi Granada i ka shpërndarë në “Twitter” këto çaste, duke shkruar: “Shënon një ‘hat trick’ dhe nis korin. Imagjino të mos e duash”./Sport Ekspres/
#Imagjino #të #mos #duash #Myrton
SportExpress