Përfshihet nga zjarri një dhomë e një shtëpie në Leposaviq – Lëndohet një person

Një dhomë e një shtëpie në Leposaviq është përfshirë nga zjarri si pasojë e një nxehëse elektrike, shkruan Gazeta Express.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë, ku është shtuar se si pasojë e zjarrit është lënduar një person.
‘‘SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. 24 Nëntor, Leposaviq / 17.12.2024 – 23:30. Është raportuar se si pasojë e një nxehëse elektrike, nga zjarri është përfshirë një dhomë e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore’’, ka njoftuar PK-ja.
#Përfshihet #nga #zjarri #një #dhomë #një #shtëpie #në #Leposaviq #Lëndohet #një #person
gazetablic.com