Sport

E pabesueshme! City i Guardiolës po udhëhiqte deri në minutën e 88, United-i përmbys derbin në fund –

Situata nuk po shkon aspak mirë për Pep Guardiolën. Trajnerit katalanas i ka dalë situata jashtë kontrollit, teksa sot ka marrë humbjen e radhës në drejtimin e City-t. “Qytetarët” ishin duke udhëhequr derbin falë golit të Gvardiolit në minutën e 37, por iluzioni i fitores u shpërbë në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Manchester United-i, pavarësisht se ndodhet mes 1001 problemeve, ia doli të përmbyste ndeshjen brenda vetëm 2 minutave. Bruno Fernandesi barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 88, ndërsa të 90-n Diallo kapi në befasi mbrojtjen e City-t dhe ktheu rezultatin në favor të “djajve të kuq”. Një situatë aspak e zakontë për Pep Guardiolën, që tashmë e gjen veten jashtë zonës së Champions-it në kampionat./Sport Ekspres/

#pabesueshme #City #Guardiolës #udhëhiqte #deri #në #minutën #Unitedi #përmbys #derbin #në #fund
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button