Aktualitet

Teuta mposht Egnatian nën “dritat e telefonave”, Bylis “shtang” Skënderbeun

Teuta ka bërë surprizën në javën e 18 në Superiore duke mposhtur 2-1 kampionët e Egnatias në “Niko Dovana”. Pjesa e parë u mbyll 1-0 me një gol të realizuar nga Boci, ndërsa në një moment ndeshja u ndal pasi në stadium ikën dritat, duke detyruar tifozët të ndezin dritat e telefonave të tyre, deri në rikthimin e sistemit të ndriçimit.

Në pjesën e dytë, Toma realizoi edhe golin e sigurisë, duke mos i dhënë rëndësi rrjetës së realizuar nga Bakayoko në fundin e takimit.

Në sfidën e fundit të kësaj jave, Skënderbeu kishte gjithçka në dorë për të marrë tre pikët në shtëpi në përballjen ndaj Bylisit, teksa udhëhiqte 2-0, por skuadra e Dedes nuk u dorëzua ku realizoi dy gola dhe bëri që ballshiotët të largohen me një pikë nga Korça.

Teksa është mbyllur java e 18 në Superiore, Dinamo kryeson renditjen me 31 pikë, po aq sa edhe Vllaznia, ndërsa Skënderbeu mbetet i fundit me 15 pikë./a.m.

#Teuta #mposht #Egnatian #nën #dritat #telefonave #Bylis #shtang #Skënderbeun
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button