Aktualitet

Ronaldo, Neymar, Benzema, synimi gjeostrategjik i Arabisë Saudite

Pas trullosjes që po kalon bota e futbollit, prej shitblerjeve marramendase që ka kryer këtë sezon kampionati i Arabisë Saudite, nuk fshihet vetëm pasioni i familjes monarkike për topin e rrumbullakët, por një strategji e mirëmenduar gjeopolitike. Ky është pak a shumë konkluzioni që nxjerr një editorial i të përditshmes franceze Le Monde, i cili reket të shpjegojë arsyet që qëndrojnë pas largimit të Ronaldos, Neymar, Benzema dhe Kante drej një kampionati të padëgjuar deri pak kohë më parë.

Lexo me tej:

Avion privat, rrjetet sociale e bonuse të çmendura: detajet e kontratës së Neymar me Al Hilal

Gazeta, që e ka lexuar, e vë theksin tek politika që po ndrek trashëgimtari i fronit saudit. “Mohammed Ben Salman, i njohur si “MBS”, nuk ka vetëm ambicie të mëdha – dhe para të shumta për t’i përmbushur ato. 37-vjeçari, sundimtari “de fakto i Arabisë Saudite, që udhëhiqet nga babai i tij i moshuar, mbreti Salman, po shpreh ambicje që ta transformojë monarkinë më të madhe të naftës në Gjirin persik, në një fuqi moderne rajonale. Monarkia e njohur për konservatorizmin e saj vehabi,  po përpiqet të tërheqë talentet më të mirë të huaj për të diversifikuar ekonominë e saj. “MBS” ka një plan për këtë, ai është emërtuar: “Vizioni 2030”-shkruan Le monde.


Cristiano Ronaldo shpallet sportisti më i paguar në botë

Në editorial përmendet rasti i transferimit më 15 gusht, të Neymar, nga Paris Saint-Germain, në Al-Hilal-, një nga klubet e Riadit-, si shembull të strategjisë së “MBS” për ta bërë sportin e klasit botëror një ndër instrumentet kryesore të “fuqisë së butë” saudite. Po në këtë kontekst kanë qenë blerja e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo, pesë herë Topin i Artë, nga klubi Al-Nassr, i cili i përfiton rrogën më të lartë në historinë e futbollit: 200 milionë euro. Edhe  Topi i Artë tjetër, francezi Karim Benzema, që iku nga nga Real Madridi, iu dorëzua sirenave të klubit të Jeddah, Al-Ittihad, për një kontratë prej 588 milionë eurosh. Ai u pasua nga një tjetër francez, N’Golo Kanté, i cili gjithashtu nënshkroi për tre vjet në Jeddah. Vetëm Messi i ka rezistuar deri më tani tundimit të një çeku prej 360 milionë eurosh nga klubi Al-Ittihad, ndaj të cilit preferoi hijeshitë e Miamit.

Sipas gazetës, projekti i “MBS” pati për bazë nismën e Katarit që nuk kishte pikë tradite në futboll dhe me një synim të ngjashëm synon të organizojë Kupën e Botës në Arabinë Saudite në vitin 2034. Por synimi nuk është vetëm futbolli tashmë Arabia Saudite po bëj hapa gjigandë edhe në fusha të tjera: “Strategjia e “MBS” nuk kufizohet vetëm në gjuetinë e kampionëve të futbollit. Falë fondit të pasurisë sovrane saudite, mbretëria ka investuar gjithashtu në Formula 1 dhe ka krijuar një turne ndërkombëtar golfi alternatib. Investime janë bërë edhe në klubet e futbollit jashtë vendit  ku tashmë monarkia ka blerë Neëcastle Utd” shkruan Le monde.

Editoriali i gazetës ngre pyetjen: “Çfarë kërkon “MBS”? Përgjigjja: “Sporti si burim të ardhurash dhe si instrument i fuqisë së butë është pjesë e planit të tij të përgjithshëm të diversifikimit ekonomik pas naftës. është gjithashtu mënyra për të tërhequr të rinjtë sauditë, në një vend ku dy të tretat e popullsisë janë nën 35 vjeç. Ndryshe nga Katari, futbolli është një sport popullor në Arabinë Saudite, e cila tashmë ka një infrastrukturë stadiumesh ku, si privilegj suprem, pranohen edhe femrat.

Natyrisht, princi ambicioz i kurorës po kërkon gjithashtu të zbardhë një imazh të njollosur rëndë nga abuzimet e të drejtave të njeriut dhe numri në rritje i ekzekutimeve me vdekje. Ai po përpiqet me vështirësi të fshijë njollën e atentatit makabër, në vitin 2018, kundër gazetarit kritik ndaj regjimit, Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll’ shkruan e përditshmja. Dhe lë monde e mbyll editorialin e saj me një ironi therëse për moralin e futbollistëve miliarderë që paraja i bëntë ndihen mirë në vendin e këtyre krimeve.

Jamal Khashoggi/ Çfarë fsheh afera e vrasjes së gazetarit saudit?

“Presidentët Joe Biden dhe Emmanuel Macron janë rilidhur me “MBS”, i cili gjithashtu sapo është ftuar në Britaninë e Madhe. Pse mund të pritet që sportistët të kenë më shumë skrupuj moralë sesa politikanët?” përfundon artikulli.

©

#Ronaldo #Neymar #Benzema #synimi #gjeostrategjik #Arabisë #Saudite

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button