Sport

Kishte pa shënuar që nga prilli i 2023! Vëllai i Cristian Shpendit i shënon Palermos, vrapon si i çmendur dhe shpërthen në lot –

Stiven Shpendi kishte fjalën e parë në Itali para disa kohësh sa i përket sulmuesve shqiptarë. Shumë gola të shënuara te Cesena në Serinë C dhe vendi i parë në listën e golashënuesve e dërguan menjëherë në Serinë A, te Empoli.

Por atje Stiveni, vëllai i Cristian Shpendi, nuk arriti të bind dhe të shënojë. Më pas kalojë te Carrerese në Serinë B, ku sërish nuk po e gjente dot rrjetën. Goli i fundit i Stivenit në ekip datonte në prill të 2023, në kohën kur ishte te Cesena.

Mallkimi është thyer në përballjen e fundit të Carrarese kundër Palermos e mbyllur në shifrat 1-0. Në minutën e 77 Stiveni përfitoi nga gabimi i kundërshtarit dhe dërgoi topin në rrjetë. Menjëherë sulmuesi nisi vrapimin si i çmendur dhe shpërtheu në lot për golin që i kishte munguar aq shumë, prej një viti. /Sport Ekspres/

#Kishte #shënuar #që #nga #prilli #Vëllai #Cristian #Shpendit #shënon #Palermos #vrapon #çmendur #dhe #shpërthen #në #lot
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button