Tech

Iu përmbys varka dhe rrezikonte të mbytej në Shëngjin, policia shpëton turistin 63-vjeçar

Turisti 63-vjecar nga Itali me inicialet G.A për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela ka rrezikuar të mbytej, por i ka ardhur në ndihmë, shërbimi i patrullës së SPK Shëngjin të cilët pasi e kanë nxjerrë nga uji, është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar.

Departamenti i Policisë Kufitare/ Shëngjin

Gjatë patrullimit të hapësirës detare, shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin janë njoftuar se një shtetas kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në ujë. për shkak të përmbysjes së mjetit të tij lundrues.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, shtetasi G. A., 63 vjeç, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi G. A. ka falënderuar shërbimet e Policisë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e treguar, për t’i shkuar në ndihmë atij.

Monitorimi i hapësirës bregdetare dhe asaj detare vijon.

/a.r

#përmbys #varka #dhe #rrezikonte #të #mbytej #në #Shëngjin #policia #shpëton #turistin #63vjeçar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button