Sport
Urime Beshiktashit, luftoi për barazim! –

Derbi i Stambollit mes Beshiktashit dhe Fenerbahçes ka përfunduar me fitoren e bardhezinjve. Ekipi në të cilin luan edhe Ernest Muçi ka fituar me rezultatin 1-0. Takimi u vendos nga goli i Çiro Imobiles. Murinjo është i zhgënjyer me këtë rezultat, teksa ka thënë për mediat se Beshiktashi luftoi për të marrë një barazim. Sipas tij, derbin e meritonte ta fitonte Fenerbahçja.
“Sot ishte një lojë ku ekipi që e meritonte më shumë humbi. E përgëzoj Beshiktashin. Ata luftuan mirë, por sot luftuan për një barazim. Ne luftuam për të fituar. Ata kishin një shans e gjysmë, e kishim dy shtylla. Lojtarët e mi luajtën për të fituar sot”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/
#Urime #Beshiktashit #luftoi #për #barazim
SportExpress