Aktualitet

Mero Baze ironizon mediat pranë Berishës pas dekorimit të Dumanit: Ju shtua edhe një detyrë Trumpit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shpallur disa akte të rëndësishme publike sot në Uashington, një nga të cilët ishte nderimi shumë i rëndësishëm i kreut të SPAK, Altin Dumani. Vendim që media e Sali Berishës e quan si një shërbim të Sorosit. Pas këtij publikimi parodic, gazetari Mero Baze, botuesi i gazetës TemA, ironizon Berishën dhe enturazhin e tij mediatik.

“Tani ju shtua dhe një detyrë Presidentit Trump, nga Doktori. Përveçse t”i heq atij “non grata”-n, duhet t’i heq dhe këtij Altin Dumanit këtë çmimin si kalorës antikorrupsion”.

Ironia e Bazes është në fakt një tentativë për t’i hedhur ujë të ftohtë në fytyrë të hipnotizuarit nga Berisha që i besojnë teorive të tij, që nuk kanë logjikë, thjesht vijnë nga halli i madh sepse është i zhytur në një kënetë politike dhe penale, të cilën nuk e ka asnjë lider në rajonin tonë./ TemA / a.m.

#Mero #Baze #ironizon #mediat #pranë #Berishës #pas #dekorimit #të #Dumanit #shtua #edhe #një #detyrë #Trumpit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button