Shëndeti

Aksident me një të vdekur dhe një të plagosur në Lezhë, arrestohet një 19-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Zejmen – Tale, ku një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, ku shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll.

Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/a.r

#Aksident #një #të #vdekur #dhe #një #të #plagosur #në #Lezhë #arrestohet #një #19vjeçar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button