Tech

“U mashtrova! Unë isha burrë me fëmijë”/ Flet ish-anëtari i Mek: Qëndrova 17 vite. Dua të jetoj në Shqipëri…!

Disa ish-anëtarë të kampit MEK, të cilët tashmë janë angazhuar te shoqata A.S.I.L.A, ishin këtë të mërkurë në një intervistë për Euronews Albania.

Një prej tyre, Ibrahimi rrëfeu se ai ka qëndruar plot 17 vite në MEK, ndërsa ka treguar se atyre nuk u ishte lejuar të takonin familjarët e tyre, madje sipas tij, kur ata shkonin për t’i takuar, muxhahedinët e MEK i gjuanin ata me gure.

“Dua të them se quhem Ibrahim Muradi, kam ndejtur 17 vite në MEK. Kur vinin  familjarët në MEK për të na takuar ne i qëllonim me gurë, Nuk zgjodha të shkoja ne MEK se isha një burrë me fëmijë, por u mashtrova nga ata. Policia shqiptare më herët ka qenë si eskortë për muxhahedinët, i mbronte ata. Por edhe pse policia shqiptare i ka mbrojtur ata i kanë kundërshtuar dhe i kanë dalë kundër.

Të kundërshtosh policinë, është të kundërshtosh Shqipërinë. Falenderoj qeverinë shqiptare për të gjitha veprimtarinë në MEK, e nëse do më jepet mundësia dua të  jetoj në Shqipëri se më pëlqen shumë Shqipëria dhe ndihem i sigurt në Shqipëri”,-tha ish-anëtari i MEK për Euronews Albania./m.j

#mashtrova #Unë #isha #burrë #fëmijë #Flet #ishanëtari #Mek #Qëndrova #vite #Dua #të #jetoj #në #Shqipëri..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button