Tech

“Putin po humb luftën”, Joe Biden ngatërron luftën në Ukrainë me atë në Irak

Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë një tjetër gafë sot. Kur u pyet nga gazetarët për pushtimin rus, ai ka ngatërruar luftën në Ukrainë me atë në Irak.

“Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak. Ai po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafavorshëm në mbarë botën. Dhe nuk është vetëm NATO. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Është Japonia. Janë, ju e dini, 40 kombe”, tha Biden duke iu referuar opozitës kundër Putinit.

Në fillim të këtij muaji, Biden i hutoi dëgjuesit kur përfundoi një fjalim para avokatëve të kontrollit të armëve duke thirrur: “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”.

 

#Putin #humb #luftën #Joe #Biden #ngatërron #luftën #në #Ukrainë #atë #në #Irak

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button