Tech
VIDEO/ Mori pjesë në festën e Vidovdan, policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiç. Tensioni Serbi-Kosovë i ‘garantuar’

Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilon, djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që në festën e Vidovdanit, e mbajtur në Graçanicë të mërkurën, u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.
Ai u ndalua në dalje të autostradës, në fshatin Trudë.
Danilo Vuçiq është parë duke u përshëndetur gjatë ditës me serbët e tjerë që morën pjesë në Vidovdan. Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.
Në video e publikuar shihet se është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë kthimit për në Serbi dehe i është kërkuar ta largojë bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.
#VIDEO #Mori #pjesë #në #festën #Vidovdan #policia #Kosovës #ndalon #djalin #Vuçiç #Tensioni #SerbiKosovë #garantuar