Shëndeti
Hynë në zonën ushtarake, arrestohen në Greqi dy shqiptarë, akuzohen për spiunazh

Dy shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ndërsa akuzohen për spinazh. Shqiptarët e moshës 63 dhe 67 vjeç, ranë në pranga pasi u kapën brenda zonës ushtarake në Stacionin Detar të Salamis, raportojnë mediat greke.
Ata ishin pikasur më herët nga personeli i Marinës duke hyrë dhe vëzhguar Stacionin Detar të Salamis. Sipas mediave greke, dy shqiptarët kanë pohuar se ishin nën efektin e alkoolit, dhe më pas u është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar pozitivë.
Dy shqiptarët u arrestuan do të dërgohen në prokurori, ndërsa pyetja mbetet se si kanë arritur të hyjnë në zonën e Naustatmos.
/a.r
#Hynë #në #zonën #ushtarake #arrestohen #në #Greqi #shqiptarë #akuzohen #për #spiunazh