Aktualitet
Tmerr në ajër! 11 persona plagosen në avionin e Lufthansas, u ul në Frankfurt

329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të bordin të një avioni të kompanisë Lufthansa janë përballur me momente tmerri teksa ishin rreth 10 mijë metra lartësi.
Avioni i nisur nga Buenos Aires dhe kishte si destinacion Frankfurtin u përball me turbulenca të mëdha gjatë kalimit mbi Oqeanin Atlantik dhe për pasojë 11 persona mbetën të lënduar, 5 pasagjerë dhe 6 anëtarë të bordit.
Kompania gjermane ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e pasagjerëve dhe ekuipazhit që u lënduan nuk ishin të lidhur me rripin e sigurisë gjatë turbulencës.
Pasi avioni arriti në Frankfurt më 10:53, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
/a.r
#Tmerr #në #ajër #persona #plagosen #në #avionin #Lufthansas #në #Frankfurt
Java News