Aktualitet

Nafta falas në bujqësi/ Nga 55 mijë aplikantë vetëm 19 mijë kanë mundur të marrin karburant pa taksa

Nafta falas nuk mjafton për bujqit shqiptarë, as për vetëm ata të regjistruar me NIPT. Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se nga gati 55 mijë aplikantë vetëm 19 mijë e 412, apo 35 për qind e totalit kanë mundur të marrin naftës pa taksa deri më tani.

“Është diçka që është thënë edhe vetë nga qeveria që numri i aplikimeve, veçanërisht sivjet që ka qenë shumë i lartë, mbetet më shumës e sasia e naftës në dispozicion. Ka një rritje të sasisë nga viti në vit dhe synimi është plotësimi i gjithë nevojave.”

Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor

Për shkak edhe të sasisë më të madhe të tokave bujqësore, Fieri është qarku që ka përfituar më shumë naftë falas me 6 mijë e 709 fermerë të mbështetur.

Korça dhe Elbasani janë dy qarqet e tjera me numrin më të lartë të bujqve përfitues të naftës falas me 3 mijë e 819 dhe 2 mijë e 181 të tillë.

Lezha dhe Kukësi janë qarqet me numrin më të ulët të fermerëve përfitues të naftës falas me 386 të tillë në total.

“E gjithë Shqipëria, për shkak edhe të pozicionit gjeografik ka nevojë për mbështetje, por zona e Myzeqesë mbetet e veçantë. Kjo pasi aty kultivohet dhe prodhohet sasia më e madhe e produkteve bujqësore në vend.”

Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor

Për eksperten, Esmeralda Ballesha rritja e sasisë së naftës në dispozicion është e nevojshme për të inkurajuar shqiptarët të hedhin sytë drejt bujqësisë.

“Veç inkurajimit të formalizimit përmes subvencioneve, duhet menduar edhe futja në tregun bujqësor dhe blegtoral e sipërmarrësve të rinj. Në vend që të rinjtë të largohen nga vendi ata mund të kthehen në fermerë të zotë e të përfitojnë para.”

Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor

Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftës falas nisën më 20 Mars dhe përfunduan më 11 prill.

Për këtë vit mbështetja për fermerët u zbatua nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022.

/f.stafa

#Nafta #falas #në #bujqësi #Nga #mijë #aplikantë #vetëm #mijë #kanë #mundur #të #marrin #karburant #taksa

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button