Sport

Nuk merrem me arbitrat, por lojtari i Egnatias preku topin me dorë –

Egnatia ka arritur që të kthehet te rezultati pozitiv kundër Tiranës, 1-0. Dy ekipe me stof kampioni që po vuanin jo pak në kohët e fundit. Bardheblutë akoma më shumë pasi numërojnë vetëm një fitore në 12 javët e kampionatit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga ana e Ndrecës në minutën e 39. Kaq ka mjaftuar që Egnatia të dalë me tre pikë dhe t’i mbijetojë të gjithë aksioneve të Tiranës, që kishte dëshirën e madhe për të barazuar. Tani ekipi i Shkëmbit do të prek zonën e ftohtë të renditjes pasi tre ekipet e vetme që ka lënë poshtë vetes kanë një ndeshje më shumë për të luajtur dhe kanë mundësinë për ta parakaluar Tiranën. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në RTSH Sport:

Bledi Shkëmbi: “Te goli i Egnatias mu duk se topi është prekur me dorë. Në pjesën e dytë kemi reaguar, por edhe mund të pësonim golin tjetër. Nuk është se unë merrem me arbitrat, por stafi me tregoi se topi u prek me dorë nga lojtari i Egnatias. Gjithsesi ne duhet të reflektojmë nga kjo humbje. Mendoj se gabuam në emrat e lojtarëve që hodhëm në fushën e blertë. Nuk e prisja fillimin kaq të vështirë te Tirana, por fati ka të bëjë shumë”.

#Nuk #merrem #arbitrat #por #lojtari #Egnatias #preku #topin #dorë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button