Aktualitet

“Vilmës iu befshin ilaçe për veten”, Korreshi lëshon gjuhën në Komision: Një m** ka bërë Rama…

Sajmir Korreshi i Lushnjes duket se e ka humbur komplet toruan pas dy ditësh mbledhjesh maratonë në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Madje ka shpërthyer herë në mallkime, e herë në banalitet.

Duke folur për shëndetësinë, mbrëmjen e së mërkurës ia tha:

Hallin më të madh qytetarët kanë të shkojnë në spital t’t presë dikush të bëjnë një analizë. Hyjmë te pavioni i fëmijëve, o zot, thotë përdorni sa më pak X ilaçe.

E kuptoni ku po shkojmë apo jo? Hajdeni shihni spitalin se shkojnë edhe të majtë atje jo vetëm ne ballistët. Po flas për një komunitet 200 mijë banorë.

Vilma tështin, gjithë Shqipëria sëmuret. Vilma me çarçaf mëndafshi ata me brekë të grisura,., me banjo pa dyer, t’i thuash shokut të dhomës kthe pak kokën se do dal në banjo.

Si u mbyllka ky komision? Le të vijë Rama e të përballemi te spitali i Lushnjes, një mut ka bërë në 12 vite, më falni MUT ka bërë, me nder muhabetit.. në 12 vite është gënjyer dhe rrjepur ky milet. Ishalla Vilma i bën ilaçe për vete.

#Vilmës #befshin #ilaçe #për #veten #Korreshi #lëshon #gjuhën #në #Komision #Një #bërë #Rama..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button