Aktualitet
Vrasja e dy personave, dyshohet se autor është djali i ish-kandidatit të LDK-së
Në mediat e Kosovës ka nisur të qarkullojë një foto dhe identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme.
Dyshohet se ai është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë, 21-vjeçari Adrian Hoti.
Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme, nën pretendimin e autorësisë së vrasjes së dyfishtë në ambientet e një lokali në Klinë.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas një konflikti, ku autori nxori armën dhe qëlloi drejt dy personave.
Njëri prej tyre vdiq në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
/a.r
#Vrasja #personave #dyshohet #autor #është #djali #ishkandidatit #të #LDKsë
Java News