Sport
Kollarja ime ka dy yje, shpresoj që Milani t’i arrijë shpejt –
Derbi i Milanos tashmë ka kaluar në nivel drejtuesish. Pas deklaratës së Skaronit se Milani përfaqëson të vetmin ekip të Milanos, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Bepe Marotës. Zyrtari i Interit nuk i ka kursyer ironitë e tij. Ai i ka kujtuar Skaronit yjet që zikaltrit kanë mbi stemë, të cilat simbolizojnë titujt kampionë të fituar.
“Milani përfaqëson të vetmen skuadër të Milanos? Sepse Interi përfaqëson diçka edhe më superiore. Kollarja ime tregon dy yje, shpresoj që Milani t’i arrijë sa më shpejt”, ka thënë Bepe Marota./Sport Ekspres/
#Kollarja #ime #yje #shpresoj #që #Milani #arrijë #shpejt
SportExpress