Sport

Fitore historike për Egnatian, Tirana tani lufton për mbijetesë

Egnatia i ka dhënë fund serisë së ndeshjeve pa fitore, pasi pas tre javësh arriti më në fund të triumfojë, duke mundur 1-0 Tiranën.

Rrogozhinasit siguruan fitoren e sotme pikërisht përballë skuadrës të cilën nuk e kishin mundur asnjëherë në fushën e vet. Me këtë fitore, Egnatia e thelloi më tej krizën e Tiranës, që tashmë ndodhet në luftë për mbijetesë në Kategorinë Superiore.

Kampionët në fuqi dominuan plotësisht ndeshjen, duke mbajtur kontroll të fortë në mbrojtje dhe duke gjetur vazhdimisht hapësira për të kërcënuar portën e Selmanit. Pavarësisht përpjekjeve për të shënuar më shumë, Egnatia u mjaftua me golin e vetëm të Ndrecës në pjesën e parë, i cili rezultoi vendimtar për sigurimin e tri pikëve të rëndësishme në renditje.

#Fitore #historike #për #Egnatian #Tirana #tani #lufton #për #mbijetesë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button