Aktualitet

KLP shpall vakancat për drejtimin e prokurorisë së Beratit, Durrësit dhe Kukësit. Si procedohet për plotësimin e tyre

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e mërkurë një seancë plenare, ku të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e Këshillit dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe programi OPDAT.

Këshilli miratoi unanimisht shpalljen e pozicionit vakant për drejtues për tre prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, respektivisht në Berat, Durrës dhe Kukës. Caktimi i drejtuesve do të bëhet përmes procedurës së ngritjes në detyrë.

Gjithashtu u shpallën edhe 6 pozicione vakante në sistemin e prokurorisë, respektivisht 4 vende në prokurorinë e Tiranës dhe 2 në Elbasan. Këto vakanca do të plotësohen përmes procedurës së transferimit me pëlqim.

“Pasi u njoh me relacionet përkatëse, Këshilli miratoi kohëzgjatjen e qëndrimit në detyrë për 2 prokurorë, Bujar Sheshi dhe Hysni Keta. Prokurorët do të qëndrojnë në detyrë për një periudhë kohore 3- vjeçare, deri në mbushjen e moshës 70 vjeç. Në vijim, Këshilli miratoi propozimin e Komisionit Disiplinor, për përfundimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj ish-magjistrates Elina Kombi, pa vendim përfundimtar.”, thuhet në njoftim.

Me votë unanime, u miratua edhe pezullimi i procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit Lorenc Mërkuri, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Përmes këtij vendimi u miratua edhe vijimi i shqyrtimit të procedimit disiplinor nisur nga ILD.

#KLP #shpall #vakancat #për #drejtimin #prokurorisë #së #Beratit #Durrësit #dhe #Kukësit #procedohet #për #plotësimin #tyre
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button