Sport

Me Çavin e dija që do dilja në minutën e 60 edhe nëse luaja mirë –

Rafinja është nga pikat kyçe të Barcelonës në këtë sezon. Të gjithë po vërejnë një shndërrim rrënjësor të brazilianit nën drejtimin e Hansi Flikut, duke shkaktuar edhe habi në opinionin sportiv. Vetë lojtari ka treguar arsyet e diferencës së madhe që vihet re në lojën e tij nga sezoni i shkuar në atë të tanishmin. Në një intervistë për “El Pais”-in, Rafinja ka thënë se në kohën e Çavit, pavarësisht nëse luante mirë apo jo, e dinte më së miri se do të zëvendësohej në minutën e 60.

“Nuk është një kritikë për të, por me Çavin, unë e dija që do ta dilja në minutën e 60. U përpoqa të bëja gjithçka në ato 60 minuta, por asgjë nuk funksionoi. Edhe herë të tjera, kur gjërat shkuan mirë, unë gjithsesi zëvendësohesha”, ka thënë Rafinja./Sport Ekspres/

#Çavin #dija #që #dilja #në #minutën #edhe #nëse #luaja #mirë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button